Futboll Sport

A do të DËNOHET si Xhaka dhe Shaqiri? Llullaku: Ja përse FESTOVA me SHQIPONJË

Azdren Llullaku festoi me “shqiponjë” golin e tij kundër Steauas së Bukureshtit, por kjo është bërë temë diskutimi në mediat rumune. Pikërisht, sepse prej këtij gjesti u penalizuan gjatë kampionatit botëror edhe Granit Xhaka me Xherdan Shaqirin.

Llullaku ka sqaruar menjëherë se kjo mënyrë festimi është thjesht një gjest i kosovarëve dhe i shqiptarëve për të thënë se ata mendojnë për atdheun e tyre.

“Nuk kam dashur të provokoj dhe të fyej askënd, – ka thënë sulmuesi kuqezi për ‘digisport.ro’. – Është një mënyrë të festuari e ne kosovarëve dhe nuk është një sfidë ndaj askujt. E bëjmë për t’i treguar atdheut tonë se mendojmë për të. Nuk ka pse të ketë ndonjë masë ndëshkimore, sepse nuk iu referova askujt. Jam i bindur se nuk do të ketë asnjë çështje disiplinore ndaj meje”, u shpreh ai.

Related posts

Tensionet/ Juventus përfiton nga situata kaotike në Milan, gati oferta për Donnarumman

Q.Autor

HYSAJ, AJETI DHE SEFERI NUK…/ Ndryshime në mbrojtje e mesfushë, ja si pritet të luajë Shqipëria ndaj Kroacisë

F.autor

“Vulgar”, “egoist”, “një fatkeqësi”/ Mediat braziliane shpërthejnë kundër Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment