Sport Të tjera

E HABITSHME/ GODET me GRUSHT kundërshtarin, PËRJASHTOHET nga Tour de France (VIDEO)

Sërish incidente në Tour de France, këtë herë një goditje me grusht. I përfshirë është një prej çiklistëve kryesorë të Team Sky, i cili ka goditur një çiklist tjetër gjatë etapës së 15-të. Italiani Gianni Moscon është përjashtuar nga kompeticioni pasi ka goditur një çiklist të skuadrës Fortuneo-Samsic që në 800 metrat e para të etapës së të dielës.

Largimi i tij e bën edhe më të vështirë përpjekjen e Geraint Thomas dhe Chris Froome për të fituar, pasi Moscon ishte një ndër pjestarët më të fortë të grupit ndihmës të dy çiklistëve të Team Sky. Dhe pikërisht në javën vendimtare të luftës për Bluzën e Verdhë, dy çiklistët britanikë nuk do të kenë ndhmësin më të vyer.

https://youtu.be/PpT0-hGdH_E

Edhe vitin e kaluar 24-vjeçari u pezullua për shkak të ofendimeve rraciste ndaj çiklistit Kevin Reza dhe tani pritet të largohet edhe nga skuadra në mënyrë përfundimtare. Zyrtarët e garës panë pamjet ku duket qartë që Moscon godet në fytyrë francezin Elie Gesbert ndërkohë që e parakalon.

Gara rinis të martën në mallet Pireneje, ku rifillon edhe beteja për fitoren finale mes Thomas, Froome dhe Tom Dumoulin./EDS/

Renditja e përgjithshme

Geraint Thomas (Team Sky) 62h 49’ 47”

Chris Froome (Team Sky) +1’ 39”

Tom Dumoulin (Sunëeb) +1’ 50”

Primoz Roglic (LottoNL-Jumbo) +2’ 38”

Romain Bardet (AG2R La Mondiale) +3’ 21”

Mikel Landa (Movistar) +3’ 42”

Steven Kruijswijk (LottoNL-Jumbo) +3’ 57”

Nairo Quintana (Movistar) +4’ 23”

Jakob Fuglsang (Astana) +6’ 14”

Dan Martin (UAE Team Emirates) +6’ 54”

Related posts

CHAMPIONS/ Superkompjuteri bën llogaritë, ja kush do të dalë me kokën lart nga 1/8-at

Delo.autor

Xabi Alonso: Klopp është çelësi i suksesit të Liverpoolit

Sadik.Autor

PROJEKTI PËR TË ZËVENDËSUAR CHAMPIONS LEAGUE/ Serie A kundër krijimit të Superligës Europiane

Delo.autor

Leave a Comment