Futboll Sport

Çështja Ozil/ Vjen kundërpërgjigja e Federatës Gjermane të Futbollit

Federata Gjermane e Futbollit ka refuzuar akuzat e racizmit të Mesut Ozil por ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë për të mbrojtur lojtarin nga abuzimi publik.

Kjo vjen pasi lojtari i Arsenal lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja gjermane, duke cituar se ka racizëm dhe mungesë respekti brenda futbollit gjerman.

Ai thotë se ka marrë mesazhe kërcënuese dhe është fajësuar për paraqitjen e dobët të Gjermanisë në Kupën e Botës.

DFB thotë se i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga kombëtarja gjermane.

29-vjeçari është kritikuar pasi është fotografuar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Londër majin e kaluar.

Related posts

Hamsik mori dhuratë nga Maradona

Q.Autor

MUNGOI NË SFIDËN NDAJ TIRANËS/ Plasin gjobat e kritikat te Laçi, një tjetër titullar mund të ketë fatin e Malotës

Delo.autor

“Na shënuan 4 gola nga 3 goditje në portë”. Ylli i Kroacisë s’e beson humbjen

Isa.Autor

Leave a Comment