Futboll La Liga Sport

ISHTE LOJTAR “JETIK”/ Valverdes nuk i ka pëlqyer largimi i Paulinhos

Megjithëse ai fitoi dopietën në sezonin e parë te Barcelona, Ernesto Valverde-s akoma nuk i është besuar një rol më i plotë për të udhëhequr ekipin e parë, deri në pikën që klubi largoi Paulinho-n pa pëlqimin e tij.

Trajneri nuk kishte dorë në merkaton e klubit një sezon më parë, dhe mesa duket situata nuk ka ndryshuar as për tjetrin.

Sa për momentin, vendimet merren në zyrat ekzekutive, nga menaxheri i përgjithshëm Pep Segura dhe presidenti Josep Maria Bartomeu.

Me pamundësinë e blerjes së Antoine Griezmann dhe largimit befasues të Paulinho-s, raporti i lojtarëve golashënues ka rënë, dhe kjo është arsyeja pse Valverde po insiston për blerjen e Willian.

Nëse braziliani transferohet nga Chelsea në Camp Nou, shumë mirë, por nëse jo, Valverde duhet të tregojë edhe njëherë se mund të adaptohet.

Related posts

Willian: Vetëm për këto dy skuadra do ta lija Chelsea-in

Q.Autor

AL NASSR “E VESH ME AR”/ Zbulohen shifrat marramendëse të Ronaldos

F.autor

“ANÇELOTI 3” NIS LLOGARITË/ Mbape është pikëpyetja e madhe. Ja objektivat e sfidat

F.autor

Leave a Comment