Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse ALISSON zgjodhi Liverpoolin përpara Realit

Alisson ishte në mes të një dueli mes Liverpool dhe Real Madrid përpara se të vendoste t’i bashkohej klubit të Anfield. Nr. 1 i Brazilit finalizoi transferimin e tij 73 mln euro në klubin e Premier League nga Roma javën e kaluar.

Dhe raportet në Brazil shpjegojnë sesi zgjodhi skuadrën e Jurgen Klopp në vend të kampionëve të Champions League.

Sipas Globo Esporte, Liverpool ka punuar fort gjatë gjashtë muajve të fundit për Alisson.Raporti pretendon se Alisson është impresionuar nga Klopp dhe planet e klubit për akademinë. Edhe Real Madrid donte të blinte portierin por nuk ofronte më tepër se 40 mln euro.

Gjithashtu, Real Madrid nuk ka qenë në gjendje të bindte Alisson se do të zëvendësonte Keylor Navas si nr. 1 të klubit, diçka e garantuar nga Liverpool.

Related posts

SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Lajme të mira për Conten, rikuperohen dy lojtarët “Zikaltër”. Ja gjendja e Inter…

Delo.autor

SPECIALE/ Kombëtarja “kuqezi”, trampolinë dhe reklamë e futbollistëve të kampionatit shqiptar

Sadik.Autor

TË “ÇMENDUR” APO TË GUXIMSHËM? Sportistët garojnë mbi liqenin e ngrirë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment