Futboll La Liga Sport

Barcelona/ Bartomeu do të takohet me menaxherin e yllit të Serisë A

Të gjitha shenjat tregojnë se Miralem Pjanic do të largohet nga Juventus këtë verë. Menaxheri i ri i lojtarit, Fali Ramadani, po punon që t’i gjejë klientit të tij blerës të mundshëm.

Barcelona është një nga klubet që interesohen prej kohësh për bardheziun. Për këtë arsye, Ramadani po kërkon të organizojë një takim me presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu, për të kuptuar nëse mund të arrihet një marrëveshje.

Juventus do që Pjanic të qëndrojë, por do të ishte gati ta linite të lirë të largohej kundër një oferte prej 100 milionë eurosh. Katalanasit janë në kërkim të një mesfushori me eksperiencë pas largimit të Iniesta dhe Paulinho.

Related posts

Gjimshiti, ai që ndaloi CR7: Kam rinovuar me Atalantën deri në vitin 2022

Delo.autor

“I LUMTUR ME ATË QË TREGOI SKUADRA”/ Cungu pas barazimit me Bylisin: Nuk është hera e parë që këtu…

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Shënon Luftëtari dhe Flamurtari, Vllaznia shpreson te mbijetesa

Sadik.Autor

Leave a Comment