Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Perla e Ibraimit afron Shkëndijën e TETOVËS me kualifikimin (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës regjistroi një fitore të madhe në “Philip II Arena” duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Sheriff Tiraspol. Me këtë sukses kuqezinjtë janë një hap më pranë kualifikimit për në turin e tretë të Champions League, gjithsesi gjithçka do të vendoset brenda një jave në Moladvi. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte sulmuesi Ibraimi, që shënoi një gol të shkëlqyer, që rezultoi vendimtar në 90’ minutëshin e parë.

45’ minutat e para u mbyllën në avantazhin minimal të vendasve pas golit të shënuar nga Besart Ibraimi. Shkëndija e nisi mjaft mirë ndeshjen duke sulmuar që në fillim, por goli vonoi pak. Pas 24’ minutash lojë kuqezinjtë fituan një goditje dënimi, të cilën e ekzekutoi në prefeksion Ibraimi. Sulmuesi me një gjuajtje mjeshtërore me të djathtën e dërgoi topin në cepin e majtë të portierit Mikulic duke kaluar në këtë mënyrë në avantazh vendasit që shpërthyen në festë. Në disavantazh Sheriff Tiraspol hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por nuk arrijnë të jenë efikas. Ky fraksion u mbyll me këto shifra, edhe pse Shkëndija pati një rast të artë për të dyfishuar shifrat me anë të Junior, por braziliani gaboi fatalisht i vetëm përballë portierit (41’).

Në pjesën e dytë të besuarit e Osmanit, luajnë më të kujdesshëm në mbrojtje dhe provojnë të shënojnë nëpërmjet kundërsulmit. Në këtë pjesë janë miqtë ata që kontrollojnë lojën, por nuk arrijnë të depërtojnë mbrojtjen e kuqezinjve. Zahov bëri disa pritje shpëtimtare, duke ruajtur avantazhin e krijuar në pjesën e parë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme nga të dyja skuadrat, ndeshja përfundoi me fitoren minimale të Shkëndijës së Tetovës, që tani hodhi një hap të madh drejt kualifikimit për në turin e tretë të Champions League.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

TOTTENHAM KËRKON PËRFORCIME/ Mourinho gjen zëvendësin e Kane në Gjermani, ja emri

Delo.autor

REAL MADRID-VALENCIA/ “Los Blancos” përfitojnë një penallti, Benzema nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

KUALIFIKIMI NË GJYSMËFINALEN E KUPËS SË ITALISË/ Nga Buffon tek CR7, ja si festuan yjet në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment