Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË TITULLAR/ Fituesi i Kupës së Botës kërkon largimin nga Barcelona

Sipas Helena Condis në ”Sports COPE”, Dembélé po kërkon një rrugëdalje nga Barcelona. Lojtari francez është prekur edhe në sedër, sepse beson se nënshkrimi me Malcom tregon se klubi katalanas nuk beson në të.

Dembélé ka vuajtur në vitin e tij të parë në Barcelonë dhe nuk është i gatshëm të luajë një rol dytësor përsëri, këtë sezon. Marrëdhënia e tij me trajnerin Ernesto Valverde është shumë e ftohtë dhe shpreson që tekniku ta sqarojë sa më shpejt nëse ai do të ketë rol kryesor apo jo në skuadër.

Sulmuesi francez, përveç kësaj, është lënduar shpirtërisht me trajnerin e Barcelonës, sepse Valverde nuk i ka dërguar atij asnjë mesazh për ta përgëzuar për fitimin e Kupës së Botës. Francezi e përjeton shumë këtë gjest të Valverde, pas një sezoni të vështirë.

Nga ana e saj, Barcelona, sipas Helena Condis, nuk parashikon transferimin e lojtarit. Klubi katalanas e konsideron të patransferueshëm, pasi ai dhe Malcom janë dy lojtarë të ndryshëm, për të përforcuar grupin.

Related posts

E PAPRITUR/ BAYERN futet në garë për KAPITENIN E FUNDIT të REALIT

Isa.Autor

ORË VENDIMTARE/ Ofertë joshëse: AJETI zbret një kategori më poshtë

Isa.Autor

Nga Lindja në Perëndim, e gjithë bota sytë nga derbi i Milanos

Sadik.Autor

Leave a Comment