Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ U nis te Roma, përfundoi te Barcelona; Malcom e kërkoi edhe Real Madridi

Malcom, emri që është në gojën e gjysmës së Evropës për veprimin që bëri këtë të martë, duke nënshkruar për Barcelonën, dhe pse kishte mbyllur një marrëveshje me Romën (kryeqytetasit italianë nënshkruar me “Girondins”), iu ofrua Real Madridit javën e kaluar.

Personi përgjegjës për ofertën ishte Kia Joorabchian, një ndërmjetës iranian, i cili është gjithashtu ai që ka mbyllur transferimin e Paulinho te Guangzhou dhe që ishte pas negociatave me Chelsea për Willian.

Joorabchian e mohon në disa qarqe pjesëmarrjen e tij në “operacionin Malcom”, por disa burime e konfirmojnë atë, se lojtarin në fjalë ia ofroi Real Madridit dhe Manchester United, javën e kaluar. Real Madridi, i cili ka profile disi të ngjashme lojtarësh, si Bale apo Asensio, e ka hedhur poshtë atë. Tani ai ka nënshkruar për Barcelonën, pavarësisht faktit që Roma dukej se e “kishte lidhur” përfundimisht.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi 1-0, Ndërhyrje horror. Abazi ndëshkohet me karton të kuq

Delo.autor

DHUNA NDAJ GJYQTARIT/ Përjashtohet Kamza nga kampionati, ja masa ekstreme për presidentin Qarri

Delo.autor

ARRIHET AKORDI/ Milani i befason të gjithë, drejtuesit e klubit gjejnë zëvendësuesin e Calhanoglu tek…

Delo.autor

Leave a Comment