Futboll Sport

Dortmund-Benfica/ Gjermanët kërkojnë fitoren e tretë radhazi

Trajneri i ri i Borussia Dortmund, Lucian Favre, nuk po i kursen yjet e tij në fazën parapërgatitore. Ata e kanë nisur International Champions Cup me një fitore 1-0 kundër Manchester City, e pasuar nga një paraqitje akoma më bindëse në fitoren 3-1 të marrë në ndeshjen e dytë kundër Liverpool.

Të enjten (02:00) ata do të luajnë ndeshjen e tretë të IÇ-së dhe përballë tyre do të jetë skuadra e Benfica-s, që do të paraqitet në këtë takim pas fitores 1-0 të marrë në miqësoren e luajtur të shtunën e kaluar kundër Sevilla-s.

Duke patur parasysh se portugezët do ta fillojnë aventurën e tyre në Champions League kundër Feerbahce 6 gushtin e ardhshëm, pritet që ata të zbresin në fushë me skuadrën më të mirë të mundshme në ndeshjet që do të luajnë në International Champions Cup.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ka fituar katër nga pesë ndeshjet që ka luajtur në këtë kompeticion, duke humbur tjetrën me penallti. Benfica nuk ka fituar asnjë ndeshje të International Champions Cup brenda kohës së rregullt.

Related posts

JUVENTUS KA NEVOJË PËR PARA/ Shet Chiesa-n për të arritur te Kessie dhe Lindstrom

F.autor

POGBA ËSHTË NJË “MASKIM”/ Ja ëndrra në sirtar e Juventusit në merkato…

Delo.autor

E BUJSHME/ De Laurentiis kënaq Ancelottin, “dopio” blerje për Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment