Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ICARDIT/ Zanetti jep lajmin e madh rreth SULMUESIT

Javier Zanetti u jep siguri tifozëve të Interit për të ardhmen e Mauro Icardin. Zëvendëspresidenti zikaltër këmbëngul se sulmuesi argjentinas jo vetëm që do të qëndrojë, por edhe do të rinovojë kontratën.

“Icardi qëndron tek Interi, këtu te ne është shumë mirë dhe i lumtur. Sapo të përfundojë merkatoja, do të ulemi dhe do t’i ofrojmë një kontratë të re. Icardi është prej dy vitesh kapiten dhe po sillet si i tillë.”

Dhe, sigurisht, nuk mund të mungonte pyetja rreth një blerjeje të mundshme të Lionel Messit nga Interi. “Interi kërkon Messin. Nuk ka asgjë të vërtetë, është një çmenduri.”

Në ambientin zikaltër janë më tepër se optimistë për formën e shfaqur gjatë fazës përgatitore të Lautaro Martinezit.

“Ishim të bindur se do të arrinte marrëveshjen me Atleticon e Madridit dhe, kur e kuptuam që kishim një hapësirë për ta marrë, nisëm punën dhe në fund e blemë për 16 milionë euro.” Zanetti nuk preferon t’i përgjigjet me të njëjtën gjuhë Diego Armando Maradonës, që e ironizoi pas deklaratës së këtij të fundit se ishte gati të ndihmonte Federatën Argjentinase të Futbollit.

“Nuk e di pse u shpreh në atë mënyrë, por për mua ka thënë diçka pozitive. Jam një person që nëse mund ta ndihmojë dikë, e bën.”

Related posts

“ZIKALTËRIT” E KISHIN PARALAJMËRUAR PREJ KOHËSH/ Inter ndryshon lëkurë, ja logoja e re që pritet të lançohet… (FOTO)

Delo.autor

FSHF TËRHIQET PËR DRITAT/ Ndryshon orari i ndeshjeve të Superiores, ja kur do të luhen sfidat e javës së 7

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari i ‘’AS’’ zbulon të ardhmen, Messi zgjedh PSG-në. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

Leave a Comment