Futboll La Liga Sport

MERKATO PA FRENA/ Atletico Madrid përforcohet me një KAMPION BOTE…

Pas blerjes së Thomas Lemar, kampion i botës 2018 me Francën, një muaj më parë nga klubi i Monaco, për 60 milionë euro, Atletico Madrid përgatitet për goditjen e dytë në merkaton e verës, me një futbollist po aq cilësor…

Në orët e fundit është arritur marrëveshja me Gelson Martins, 23-vjeçari që prishi kontratën me Sporting Lisbonën dhe dëshiron të punojë me ekipin e drejtuar nga Diego Simeone.

Klubi portugez ka thënë se do të hap edhe një çështje gjyqësore, për të shmangur largimin e Martins me parametër zero, por një gjë është e sigurt: portugezi do ta vazhdojë karrierën në “Wanda Metropolitano Stadium”.

Gjatë kësaj fundjave pritet edhe prezantimi përpara tifozëve të rinj.

Related posts

RUSI 2018/ Lopetegui: Ky lojtar është “bekim” për kombëtaren e Spanjës

Sadik.Autor

E pabesueshme në Madrid: Juventusi përmbys Realin (VIDEO)

Sadik.Autor

HUMBJA NË DERBI NDAJ MANCHESTER CITYT/ Legjenda Ferguson u mbyll vetëm në zyrë dhe piu…

Delo.autor

Leave a Comment