Futboll Sport

Mbyllet “telenovela”/ Ja ku do të luaj në sezonin e ri Golovin…

AS Monaco ka arritur marrëveshjen për të marrë rusin Aleksandr Golovin, i cili do të firmosë për pesë vitet e ardhshme me klubin e Ligue 1. Golovin do të zhvillojë në mëngjesin e nesërm vizitat mjekësore me klubin e “Principatës” dhe nëse gjitha shkon në rregull, Monaco do të paguajë 30 milionë euro te CSKA e Moskës.

Zv.presidenti i Monaco, Vadim Vasilyev ishte ai që bindi bashkatdhetarin e tij që kishte mundësinë të shkonte te Chelsea ose Arsenal. “I bëmë atij dhe CSKA-së një ofertë më shumë se bujare,” – tha Vasilyev.

22-vjeçari Golovin pritet të zërë vendin e Thomas Lemar, i cili shkoi te Atletico Madrid për 60 milionë euro, ndërsa dy ditë më parë edhe Joao Moutinho u largua nga Monaco, për ta vazhduar karrierën në Premier League me Wolverhampton Wanderers.

Golovin spikati gjatë kampionatit botëror në Rusi ku shënoi një gol dhe dha dy asiste për kombëtaren e tij që shkoi deri në çerekfinale.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Arsenal e ka gjetur trajnerin e ri për drejtimin e skuadrës

Delo.autor

Nuk ka pushim për Cristianon, Zidane i fton më të mirët

Q.Autor

Live/ Ceremonia hapëse e Kupës së Botës, Rusi 2018

Sadik.Autor

Leave a Comment