Futboll Premier League Sport

Man United injoroi Mourinhon dhe humb yllin e Serisë A për pak milionë

Ekziston një frakturë mëse evidente te Manchester United. Jose Mourinho kërkon një tipologji futbollistësh nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, administratori i deleguar Woodward vijon të konsiderojë të tjera kandidatura. Kështu kanë nënvizuar sot në Angli, duke theksuar se Manchester United ka humbur vitin e kaluar mundësinë për të nënshkruar me Ivan Perisic për pak më shumë se 50 milionë euro, duke refuzuar të rrisë ofertën për Inter, me vetëm pak milionë.

Pas një sezoni dhe një Botërori prej protagonisti, tashmë Perisic vlen plot 90 milionë dhe Jose Mourinho e konsideron si futbollisitn ideal për skuadrën e tij. Por drejtuesit e klubit të Manchester United shqetësohen më shumë për të blerë futbollistë që të rrisin vlerën e markës, dhe jo për të kënaqur kërkesat e trajnerit nga pikëpamja e funksionalitetit. “Djajt e Kuq” nuk do të shpenzojnë kurrë 90 milionë për një 30-vjeçar si Perisic, por do ta bënte për dikë si Bale. Njëlloj sikurse Mourinho nuk do të kishte shpenzuar kurrë atë shifër për blerjen e Pogba, emër i shkëlqyer, por pak i përshtatshëm për adaptuar me skemat e portugezit.

Related posts

SUPERIORIA NË DY DITË/ Ndeshjet do bëhen ditën, asnjë stadium nuk u licensua për ndriçimin

F.autor

Kaosi në derbin e Stambollit, Besiktas merr një vendim ekstrem

Sadik.Autor

SKANDALI/ Tifozët e Liverpool nuk përmbahen, 19-vjeçari thith kokainë mbi kapelen e policit

Delo.autor

Leave a Comment