Futboll Seria A Sport

Chelsea hidhet në sulm për zbulimin e Igli Tares, gati SUPER oferta për Lazion

Chelsea po bën gjëra të mëdha, për t’i dhënë Maurizio Sarrit një ekip të nivelit të lartë. Pas Jorginhos, drejtuesit e bluve të Londrës vazhdojnë të shikojnë nga Italia. Sytë tashmë janë fokusuar te mesfushori me tipare sulmuese i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Pasi u sfumua pista “Golovin”, i cili tani është transferuar te Monaco, në fakt, sipas gazetës “The Independent”, Chelsea ka bërë objektiv kryesor të merkatos 23-vjeçarin serb, që konsiderohet profil ideal për ta ndihmuar në mesfushë Jorginhon. Pra, serbi synohet si një mesfushor ofensiv nga Chelsea, që të kujton yllin tjetër të bluve, Eden Hazard.

Sigurisht, Chelsea do të duhet të mundë konkurrencën e klubeve të tjera të rangut të lartë, Manchester United dhe Real Madrid, në veçanti, dhe të marrë “OK” nga Lazio për një paketë financiare prej miliona eurove. Sipas burimeve të “The Independent”, të afërta me lojtarin, bëjnë me dije se mesfushori i Lazios i ka loninezët si klub të preferuar, pavarësisht “Stamford Bridge” nuk ia garanton pjesëmarrjen në Champions sezonin e ri.

Related posts

STATISTIKAT E DERBIT TË “MADONINËS/ Conter ndjek rekordin, Pioli të nisë një cikël

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ “NOTORIOUS”/ Poirier thumbon McGregor: Triologjia një “déjà vu” e duelit të fundit

Delo.autor

YLLI LEAO I THEU REKORDIN PËR GOLIN MË TË SHPEJTË/ Poggi: Nuk po e ndiqja ndeshjen, telefoni u “çmend” nga…

Delo.autor

Leave a Comment