Futboll Premier League Sport

Krizë DËMTIMESH tek Manchester United, Murinjo i kërkon lojtarit të shkurtojë pushimet

Manchester United po kalon disa momente të vështira përsa i përket përgatitjeve për sezonin e ri, me “djajtë e kuq” që numërojnë disa lojtarë në infermieri në krahun e majtë të mesfushës.

Ener Valencia dhe blerja më e re Diogo Dalot janë në fazë rekuperimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për pjesën e parë të Premier League që nis pas disa javësh.

Në këtë mënyrë trajneri Zhoze Murinjo i ka kërkuar futbollistit anglez Ashley Young të shkurtojë pushimet në mënyrë që të vihet në dispozicion të skuadrës sa më shpejt. Young ka marr tre javë leje nga klubi pas kthimit nga Botërori me Anglinë, por kjo do t’i linte shumë pak kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Related posts

Shtutgarti nuk ndalet në merkato/ Klubi gjerman siguron 2 blerje në një ditë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Florenz, ylli Mbappe ndëshkon Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

MESSI nuk luan/ Fanella me numrin 10 bëhet “off limits” tek kombëtarja e Argjentinës

Isa.Autor

Leave a Comment