Futboll Sport

Firmos Enea Koliçi/ Flamurtari rikthen në Vlorë portierin pogradecar

Enea Koliç është zyrtarisht futbollist i Flmurtarit. Ish-portieri i Kukësit ka firmosur sot në zyrat e klubit vlonjat, duke veshur fanellën kuqezi. Koliçi përflitej prej kohësh për një kalim te Flamurtari, pasi në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, te Kukësi u ul në stol nga ish-trajneri Peter Pacult. Ndonëse nuk pati kurrë polemika me trajnerin dhe klubin, Enea Koliçi dha sinjale largimi nga skuadra verilindore.

Portieri pogradecar ka një karrierë të gjatë si futbollist profesionist në Superligën Shqiptare dhe në kampionatin grek të futbollit, deri sa prej vitit 2015 u bë pjesë e Kukësit. Nuk ka ende detaje nga kontrata e Koliçit, nënshkruar me klubin e Flamurtarit, por gjasat janë që ajo të jetë 1-vjeçare.

Lajmin për nënshkrimin e kontratës me klubin bregdetar e ka bërë të ditur vetë Flamurtari me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrejtet sociale. Më herët Koliçi ka qenë pjesë e klubit të Flamurtarit, në sezonin 2012-2013.

Më poshtë, njoftimi i plotë:
“Zyrtare! Portieri Enea Kolici është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Pasaporta
Emri: Enea Kolici
Datëlindja: 13 shkurt 1986
Vendlindja: Pogradec
Shtetësia: Shqiptare
Roli: Portier

Karrierra:
2018 – : Flamurtari F.C
2015 – 2018: FK Kukesi
2014 – 2015: Olympiakos Volos (Greqi )
2013 – 2014: Iraklis Thessaloniki (Greqi )
2012 – 2013: Flamurtari F.C
2011 – 2012: Panserraikos Serres (Greqi )
2010 – 2011: Odysseas Kordeliou (Greqi )
2009 – 2010: Olympiakos Volos (Greqi )
2006 – 2009: Iraklis Thessaloniki (Greqi )

Related posts

Në pritje të derbit, Interi i shtrin dorën Milanit për tifozët

Sadik.Autor

E ardhmja e Lëv, Federata Gjermane e Futbollit merr vendimin

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Napoli përpilon listën e Europa League dhe përjashton 3 futbollistë

Delo.autor

Leave a Comment