Futboll Seria A

Mediat italiane: S’ka asgjë të vërtetë rreth Icardit dhe Real Madridit

Media të shumta italiane kanë theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë rreth lajmeve nga Spanja se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i ka kryer fshehurazi testet mjekësore me Real Madridin.

Lajmi i lëshua dje nga Diario Gol, medium ky që sugjeroi se bomberi argjentinas do t’i bashkohej Realit gjatë janarit, transmeton Express.

Megjithatë, disa burime italiane, përfshirë ekspertin shumë të respektuar të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, e kanë mohuar atë lajm dhe kanë insistuar se nuk ka asnjë dëshmi çfarëdo qoftë ajo se Icardi do të largohet nga Interi midis sezonit.

Icardi e ka një klauzolë në kontratën e tij me Interin në vlerë 110 milionë euro, e cila është e vlefshme vetëm për disa javë në korrik, prandaj ai mund të kushtojë shumë më shumë në janar.

Icardi dhe agjentja e bashkëshortja e tij, Wanda Nara, po ashtu nuk kanë për qëllim ta braktisin Interin në këtë kohë.

Related posts

Antonio Candreva vendos për të ardhmen, italiani dëshpëron tifozët zikaltër

Sadik.Autor

Shtutgarti nuk ndalet në merkato/ Klubi gjerman siguron 2 blerje në një ditë

Isa.Autor

PRAPASKENA E MERKATOS/ MILANI donte RAMIREZ, por Suning i tha jo prej INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment