Kategoria Superiore Shqipëri

Nuk bindën Dajën, 2 futbollistë largohen nga Skënderbeu

Ditët e fundit në Antalia kanë mbërritur edhe dy lojtarë për provë. Bëhet fjalë për Rikardo Travalio, futbollistin 19-vjeçar nga Venezuela, dhe kosovarin Egzon Korenica. Lojtari nga Venezuela qëndroi tri ditë me Skënderbeun dhe në miqësoren e fundit ndaj Bursasporit luajti pesë minuta duke zëvendësuar Bakari Nimagën.

Por 19-vjeçari nuk ka bindur aspak Dajën dhe dje është larguar nga Skënderbeu. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me lojtarin e ardhur nga Suedia, Egzon Korenica, shkruan panorama sport.

Edhe pse qëndroi pak me Skënderbeun, kosovari nuk mundi ta kalonte testin duke u larguar edhe ky andej nga kishte ardhur. Ishin dy futbollistë që vinin si talente, por që nuk bindën aspak trajnerin e Skënderbeut

Related posts

FLAMURTARI ZHYTET NË KRIZË TË THELLË/ Vllaznia merr 3 pikë të arta në Vlorë

Delo.autor

“NUK DUHET TA LËMË VETEN NË DËSHIRË”/ Berisha: Pritja e penalltisë së Denisit? I studioj gjithmonë kundërshtarët

Delo.autor

SFIDA SHQIPËRI-HUNGARI/ UEFA i beson gjyqtarit që vendosi drejtësi në finalet e Europianit, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment