Hapet një pistë e re për mesfushën e Barcelona. Sipas asaj që bën të ditur “Sport”, trajneri i Barcelona, Ernesto Valverde, ka kërkuar të marrë shërbimet e Daniel Parejo, kapiteni i Valencia. 29-vjeçari, i cili do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershor 2020, pëlqehet shumë nga trajneri i katalanasve që i ka kërkuar një sforco ekonomike klubit.
Pep Guardiola ka hequr dorë publikisht nga Pjanic, por në gjurmët e mesfushorit të Juventus vazhdon të qëndrojë Barcelona. Presidenti Josep Bartomeu ka takuar Fali Ramadani, i cili është menaxheri i boshnjakut.
Gjithmonë sipas gazetës spanjolle, Miralem nuk ka pranuar të rinovojë kontratë me Juventus, që e vlerëson futbollistin rreth 100 milionë euro.
