Futboll La Liga Sport

SHOKOHET BARCELONA/ Everton po përgatit blerjen e dyfishtë nga katalanasit

Everton është shumë pranë marrëveshjes me dy mbrojtës të Barcelona, ka bërë të ditur “Sky Sports”.

Mbrojtësi i majtë Lucas Digne dhe qendërmbrojtësi Yerry Mina kanë qenë subjekt i disa thashethemeve gjatë javës së kaluar. pasi kanë kërkuar largimin nga “Camp Nou” dhe tani duket se që të dy do ta vazhdojë karrierën me ekipin e Merseyside.

Drejtuesit e Everton kanë shkuar në Katalonjë për të realizuar brenda kësaj jave këtë blerje të dyfishtë që do ta ketë koston totale rreth 50 milionë euro.

Të dy futbollistët ishin në stol gjatë sezonit të kaluar. Barça do t’i zëvendësojë në përbërjen e ekipit të Valderde me dy talente të ardhur nga akademia e klubit Marc Cucurella dhe Clément Lenglet.

Related posts

NJIHET PËR KARAKTERIN E ASHPËR/ Mesazhi i Iscos për Sergio Ramos: E ke marrë vesh se…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Ndërhyrja e Lucas Hernandez i mohon golin Ronaldos (VIDEO)

Delo.autor

“BABAI QAU PAS NDESHJES”/ Rrëfimi unik i Asanit: Kombëtarja është jetë, ju tregoj sekretin e golit me Poloninë

F.autor

Leave a Comment