Boks Sport

Ilir LATIFI një “luan” i vërtetë, sfidon kundështarin: Mos dil në pension frikacak

Ilir Latifi është një ndër emra shqiptarë më të njohur sa i përket sportit të boksit në botë. Ky i fundit nuk ka nguruar duke sfiduar kundërshtarin më të vështirë. Bëhet fjalë për Corey Anderson.

Ky i fundit ka sfiduar në një dyluftim Anthony Smith dhe Corey Anderson, duke mos e marrë në konsideratë shqiptarin.

Latifi ka reaguar menjëherë, duke e cilësuar DC si frikacak. “DC, ti nuk më përgjigjesh mua, por Corey? Të respektoj që kërkon sfida që kanë shumë të ardhura, por jo sfida më të thjeshta. Një kampion nuk sillet ashtu. Nuk do të ndeshesh me mua? Ti e di që do të jetë e vështirë prandaj. Mos dil në pension si një frikacak, kampion”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Cormier, i cili është shprehur: “Nuk po të shmang, edhe ti do e marrësh racionin tënd. Të gjithë ju. Më thuaj ku dhe kur. Do të vij…”.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Manchester United. Rezultati 0-4

Delo.autor

LËSHON NJË “PERLË” NGA BËMAT E TIJ/ Shikoni se çfarë bën këtë herë Ibrahimovic (FOTO)

Delo.autor

Probleme për Manchester City/ Futbollisti anglez refuzon rinovimin

Sadik.Autor

Leave a Comment