Futboll Premier League

Emre zgjedh Juventusin, i thotë “jo” Bayernit dhe Manchester City

Një çështje ditësh, ndoshta e orëve: Emre Can është një hap larg nga të thënit “po” Juventusit. Mesfushori gjerman, siç është raportuar nga “Tuttosport”, ka zgjedhur bardhezinjtë. Javët e fundit, lojtari në fjalë, që i skadon kontrata me Liverpool, ka refuzuar ofertat e Bayern Munich dhe Manchester City, duke preferuar Juventusin. Optimizmi rreth “tymit të zi” dhe “të bardhë” rritet nga ora në orë, teksa nënshkrimi pesëvjeçar, me pagë 5 milionë neto në sezon, konsiderohet e përballueshme te kampionët në fuqi të Italisë.

Ndoshta ekziston një precedent, si ai me mesfushorin belg, Witsel, që i bën juventinët të jenë të përmbajtur, por këtë herë historia nuk duhet të përsëritet për shkak se, siç u përmend, Emre Can ka refuzuar tashmë klubet e tjera të mëdha europiane në mënyrë që të mbërrijë në Torino, ku Allegri është duke e pritur për atë me krahë hapur. Gjermani do të ishte profili i përsosur për mesfushën e Juventusit në sajë të karakteristikave të tij. Që të kryhet ky operiacion, mbetet vetëm që të presim disa muaj, ndoshta.

Related posts

CHAMPIONS NIS ME POLEMIKA/ Atletico humb dhe shënon penallti, “tërbohen” spanjollët (VIDEO)

Delo.autor

MALMO-CHELSEA/ “Europa League”: Sarri me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FRIKË NGA “KORONAVIRUSI”/ Klubi i Premier League ndalon që lojtarët dhe stafi të…

Delo.autor

Leave a Comment