Futboll Sport

E KRYER/ Sedat BERISHA merr dritën jeshile nga FSHF-ja, qendërmbrojtësi një hap larg TIRANËS

Sedat Berisha është zyrtarisht lojtar i lirë. Mbrojtësi shkupjan ka fituar gjyqin me klubin e Vllaznisë dhe krahas 3 pagave të pashlyera, ai sot ka marrë edhe lejekalimin nga shkodranët. Fillimisht ai doli i fituar në gjyqin e hapur në FIFA për pagat, ndërsa sot ka marrë dritën jeshile për të qenë futbollist i lirë. Kësisoj, shtatlarti me shumë gjasë do të transferohet te Tirana.

Bardheblutë dëshirojnë edhe një lojtar në fazën difensive e në këto kushte Berisha mund t’i bashkohet 24-herë kampionëve të vendit në ditët e ardhshme. Kujtojmë që ai ishte në kontratë me skuadrën e Vllaznisë deri në fund të muajit dhjetor, por sot gjithçka ka marrë fund mes palëve.

Related posts

(VIDEO) Liverpool dyfishon rezultatin ndaj Swanseas, Firmino autor i golit

Q.Autor

ZYRTARE/ Manchester City godet në merkato, skuadra e Guardiolës “rrëmben” talentin argjentinas

Delo.autor

Ninaggolan nuk mjafton, Inter përgatit goditjen e radhës

Sadik.Autor

Leave a Comment