Futboll Seria A Sport

Premtoi blerje të madha/ Tifozët e Napolit masakrojnë presidentin De Laurentiis

Ekipi i Napolit ka marrë një trajner të madh në stol dhe duket se tashmë kanë ndërmend që të bëjnë një blerje të madhe. Të paktën këto kanë qenë fjalët e presidentit të napoletanëve, Aurelio de Laurentis. Por duket se këto fjalë kanë shumë kohë qe po thuhen dhe nuk ka ende asnjë gjë konkret dhe kjo qetësi i ka mërzitur tifozët e ekipit italian të cilët janë ngritur kundër De Laurentisit.

Ata reaguan duke vendosur banera në qytet me mbishkrime si: “E vërteta është se je një i çmendur, gënjeshtra është se je një president i vërtetë. De Laurentis palaço”, “Çfarë ylli premton… Je vetëm një palaço. Mbetesh gjithmonë ti, makuti i zakonshëm!”. Ndërkohë që disa të tjerë i kanë shkruajtur: “Më mirë kinezët se ata me goditje në tru”- duke e shprehur hapur pakënaqësinë e tyre për predientin De Laurentis.

Related posts

RISI/ Zbuloni bukuroshen SEKSI që do të komentojë një mbrëmje të plotë të WWE (FOTO)

Isa.Autor

5 NDESHJET VENDIMTARE/ Milan në sprintin final, Pioli driblon mbi të ardhmen dhe mirëpret Ibrahimovic

Delo.autor

U SHPREH SE DO ISHTE BOTËRORI I FUNDIT/ Nejmar merr vendimin për të ardhmen me Brazilin

F.autor

Leave a Comment