Futboll La Liga Sport

JO VETËM MALCOM/ Barcelona kërkon t’i “vjedhë” një tjetër lojtar ROMËS

“Rrëmbimi” i brazilianit Malkom nga Barcelona bëri shumë bujë. Lojtari ishte shumë pranë kalimit të Roma madje dhe klubet e kishin zyrtarizuar në faqet e tyre në “Twitter”, por një thirrje në minutat e fundit nga klubi spanjoll e ka bërë brazilianin të ndryshojë mendjen. Duket se Barcelona ka një inat personal me Romën.

Ndoshta ka të bëjë me eliminimin nga “Liga e Kampionëve” në vitin e kaluar. Kështu katalanasit janë duke i “vjedhur” një tjetër lojtar ekipit të Romës. Bëhet fjalë për Stiven N’Zozi i cili po ndiqet prej kohësh nga klubi italian, por sërish ata duhet të përballen me Barcelonën për të siguruar shërbimet e francezit.

Related posts

Manchester City e Unitedi hyn në garë për Neymarin

Q.Autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Duele për Europë dhe mbijetesë, ja ndeshjet e ditës së sotme

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Simulim i turpshëm, Bruno Fernandes lë nam kundër Palace (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment