Futboll Seria A Sport

MEDIAT FRANCEZ/ Di Maria do të largohet nga PSG për 30 milionë euro

Ka lënë mbas pushimet as angazhimit me Argjentinën në Botërorin e Rusisë dhe tashmë pritet në Singapor, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Angel Di Maria do të jetë në dispozicion të trajnerit Tuchel. Por, e ardhmja e tij mund të jetë larg nga PSG.

Di Maria, i cili në planet e teknikut gjerman është alternativë e parë ndaj tridentit Neymar-Mbappè-Cavani, e sheh veten në limit të kontratës në fund të sezonit të ri, ndërsa oferta e rinovimit i siguron argjentinasit një angazhim më të ulët financiar, sesa ka pasur në vitet e fundit.

Një skenar që mund ta shtyjë Di Maria larg nga kryeqyteti francez, me Spanjën dhe Italinë në krye të listës së tij të dëshirave. Ancelotti, i cili e kishte atë nën komandë te Real Madridi, do ta mirëpriste me krahë hapur te Napoli dhe sipas “Le Parisien”, një ofertë prej 30 milionë eurosh do të mjaftojë për të marrë “OK” e PSG.

Related posts

LUHEJ ME ZEMËR/ Derbi i 30 viteve më parë, shikoni golat e Mucës dhe Kolës kundër Partizanit

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Pas 18 minutash lojë, mesfushori i “Topçinjve” zhbllokon sfidën me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON NË GRUMBULLIN E KOMBËTARES/ Mërgim Mavraj ndryshon paraqitjen, shikoni si duket 33-vjeçari (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment