Futboll La Liga Sport

SHPENZUAN 45 MILION EURO/ Pasardhësi i Ronaldos regjistrohet te Real Madrid U-19

Vinicius Junior është prezantuar javën e kaluar si futbollisti i Real Madrid dhe ka treguar gjatë seancave të para stërvitore se është i denjë për të luajtur me klubin që ka fituar tre edicionet e fundit të Champions Leauge.

Por sot, ai është regjistruar në Federatën Spanjolle të Futbollit si futbollist i ekipit U-19, jo i skuadrës së parë.

Kjo është bërë sepse futbollisti i blerë për 45 milionë euro është 18 vjeç dhe ka moshën ende për të luajtur me të rinjtë. Në këtë mënyrë, Real Madrid lë një vend bosh për të federuar një tjetër futbollist ekstra-komunitar nëse do të jetë nevoja.

Me regjistrimin në Real Madrud U-19, sulmuesi i lindur në vitin 2000, ka të drejtë të luajë me të rinjtë, me ekipin Real Madrid “B” dhe padyshim me skuadrën e parë të drejtuar nga Julien Lopetegui.

Related posts

Collina rikthehet të gjykojë një ndeshje në moshën 58-vjeçare

Sadik.Autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Slavia Praga-Arsenal. Rezultati 0-4

Delo.autor

TË GJITHË E KONSIDERONIN FAVORIT PËR TITULL/ Interit i mungojnë golat nga mesfusha, Conte gjen zgjidhjen tek..…

Delo.autor

Leave a Comment