Futboll Sport

Portieri brazilian GJOBITET pasi përdori CELULARIN në fushë, por arsyeja është BEASUESE (VIDEO)

Aderbar Santos, portier i Atletiko Paranaenses, u bë i famshëm para pak muajsh, në maj, kur përdori telefonin celular duke qenë në fushë, në momentet para se të niste sfida e Serisë A kundër Atletiko Mineiros.

Një histori e çuditshme, që të bën për të qeshur, por nuk ka bërë të qeshë Komisionin e Disiplinës në Federatën Braziliane, që e ka gjobitur portierin me 50 milionë reale, rreth 11.500 euro.

Në fakt, është zbuluar se veprimi i portierit Santos nuk ishte një budallallëk i rastësishëm, por një gjetje publicitare në bashkëpunim me një kompani transporti që sponsorizon Atletiko Paranaensen dhe që dëshironte të provokonte tifozët në rrjetet sociale, për t’i ndërgjegjësuar se përdorimi i telefonit duhet evituar jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha kur je në timon.

“Ajo që bëra në fushë është e njëjta gjë që mijëra persona bëjnë çdo ditë kur janë në makinë. Ndryshimi i vetëm është se një aksident për shkak të përdorimit të celularit është shumë më i rrezikshëm se telefoni në dorën time pak momente para se të niste ndeshja e kampionatit”, ka shpjeguar Santos gjatë marrjes në pyetje nga Komisioni i Disiplinës.

Related posts

PASIM PERFEKT I VAN DIJK/ Liverpool përmbys gjithçka me Sadio Mane! (VIDEO)

Delo.autor

SHPRESON QË JUVENTUSI TË KRYEJË DETYRËN/ Donnarumma synon objektivin: Të shikojmë te vetvetja dhe të shohim

Delo.autor

SHITJA E VLLAZNISË/ Zhbllokohet procesi dhe shpallja e pronarit të ri të klubit

Delo.autor

Leave a Comment