Futboll La Liga Sport

Rihapet pista për një blerje ”bombë” në Madrid, Perez në gatishmëri

Në Mynih kanë planifikuar sezonin e ardhshëm me Robert Lewandowskin në majë të sulmit, por problemi qëndron se vetë lojtari nuk është edhe aq i bindur për këtë. Sipas informacioneve të “Sky Deutschland” polaku do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të forcuar largimin nga “Allianz Arena”.

Shpresa e tij e fundit është një bisedë personale me trajnerin Niko Kovac menjëherë pas rikthimit nga turi amerikan që Bayern po zhvillon. “Mezi pop res që të punoj me të, është një sulmues i klasit botëror dhe do të bëjë shumë mirë këtë sezon. Unë pres që ai të qëndrojë në Mynih”, pati deklaruar Kovac.

Por Lewa e di mirë që Bayern nuk mund të rrezikojë, pavarësisht deklaratave të ditëve të fundit, që të mbajë në skuadër një lojtar kundër dëshirës së tij, pasi kjo do të ishte e rrezikshme për ecurinë e sezonit.

Në këtë pikë hyn në lojë edhe menaxheri i tij, Pini Zahavi, i cili siç raportohet në mediet spanjolle, ka njoftuar për këtë vendim edhe presidentin e Real Madrid Florentino Perez, për ta mbajtur në gatishmëri. Lewandowski ka qenë prej kohësh objektiv i presidentit të Real Madrid, i cili më pas është detyruar të ndryshojë “shënjestër” për shkak të reagimit të Bayern.

Edhe pse dëshira e fundit e tifozëve është Harry Kane, polaku mbetet një sulmues që garanton gola dhe ka një profil të lartë edhe për çështje jo sportive, si kontratat e sponsorëve që në Madrid janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

Me dyert e mbyllura për Neymar e Mbappe, Lewa mund të jetë “Galaktiku” që mund t’i shpëtojë fytyrën presidentit madrilen këtë verë, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Megjithatë, ai do të qendrojë në pritje që Leëa ta zgjidhë vetë çështjen me Bayern duke ditur që për këtë transferim ka kohë deri më 31 gusht.

Related posts

I HEDH BENZINË ZJARRIT ME DEKLARATËN/ Talenti i Barcelonas: Arbitrat po vendosin…

Delo.autor

Leicesteri ‘befason’ Unitedin në fund, shuhen shpresat e Mourinhos për titull

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje spektakolare, Liverpool mposht me përmbysje Milan në “Anfield”

Delo.autor

Leave a Comment