Futboll Seria A Sport

Leonardo e përgënjeshtroi, por mediat italiane e çojnë Conten te Milani…

Milani nuk heq dorë nga Antonio Conte. Pavarsisht deklaratave të Leonardos drejtorit të ri të përgjithshëm të kuqezinjëve se klubi do të vazhdojë projektin me Genaro Gattuson në stol, mediat italiane kanë zbuluar se në ditët e fundit ka patur një takim mes brazilianit dhe ish trajnerit të Chelsea-it për të kuptuar mundësitë që ekzistojnë që Conte të marrë drejtimin e Milanit.

Leonardo i ka bërë të ditur Contes dëshirën e tij që ai të ulet në pankinën e 7-herë kampionëve të Europës dhe e ka pyetur nëse është e mundur nëse Conte mund të lirohet sa më shpejt nga kontrata që mban të lidhur me Chelsea-in, me klubin londinez që aktualisht i paguan trajnerit italian pagën prej 9 milionë eurosh në sezon ndërsa kjo shifër shkon deri në 17 milionë euro përfshirë edhe taksat.

Pavarsisht përgënjeshtrimeve Elliot po përgatit revolucionin e madh te Milani dhe pas përfundimit të turneut amerikan, Genaro Gattuso mund t’i japë lamtumirën Milanit, për t’i bërë vend Antonio Contes në stol.

Related posts

I DEL KUNDËR BUFFON-IT/ Ish-mesfushori i Juventusit: Ronaldo ka derdhur gjak në fushë

Delo.autor

NGA HISTORIKU, GOLAVARZHI TEK BILANCI/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

F.autor

Mediat italiane: Nëse Coutinho kushtoi 160 mln euro, atëherë Dybala kushton 175 mln!!

Q.Autor

Leave a Comment