Futboll Seria A

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka konfirmuar se Radja Nainggolan do të startojë ndaj Interit me 21 janar.

Belgu u dënua nga klubi romak pas humbjes 2-1 ndaj Atalantas, lojtari detyrohet t’i paguaj 100 mijë euro, kjo pasi postoi video duke pirë cigare dhe alkool për festën e Vitit të Ri.

Por, trajneri i Romës, për media tha: “Nuk ka probleme me Nainggolanin. Radja do të startojë ndaj Interit”.

Vlen të theksohet se ndeshjen e parë kampionale e kishte fituar Luciano Spalletti me rezultat 3-1.

Nainggolan është një nga lojtarët më të mirë të klubit italian dhe është i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Çmimi i tij parashikohet të jetë rreth 60 milionë euro.

Related posts

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” dyfishojnë shifrat, shënon Coutinho

Delo.autor

“NUK DO TË UDHËTOJ DREJT OHRIT”/ Rrëfehet mesfushori Bardhi: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

Delo.autor

SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Delo.autor

Leave a Comment