Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK DO TË UDHËTOJ DREJT OHRIT”/ Rrëfehet mesfushori Bardhi: Ju tregoj të vërtetën me Partizanin

Jurgen Bardhi, mesfushori i Partizanit, ishte një ndër lojtarët më të mirë të edicionit të shkuar, duke shënuar 5 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në 34 ndeshjet që luajti në Superiore. Bardhi ishte një ndër emrat e parë në formacionin e Dajës dhe ishte shumë i rëndësishëm në ndërtimin e lojës. 23-vjeçari ka plot 7 vite që është pjesë e “demave”, të cilëve iu bashkua në vitin 2014, asokohe vetëm 16 vjeç.

Mesfushori nga Fushë-Kruja është rritur në klubin e kuq dhe edhe pse ka pasur oferta në të shkuarën, ka vendosur të qëndrojë dhe të rritet edhe më tepër në Kategorinë Superiore. Tashmë 23 vjeç dhe me më shumë se 200 ndeshje në këmbët e tij, Bardhi është rritur dhe ka fituar edhe eksperiencën e duhur, duke u kthyer në një ndër lojtarët më konstantë në ekip me paraqitjet e tij. Pritej që Partizani të rinovonte automatikisht me një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës dhe deri para pak ditësh gjithçka dukej në rrugën e duhur, por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar…

SITUATA

Ditët e fundit Bardhi nuk është paraqitur në stërvitjen e Partizanit, dhe madje as nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Ohrit, aty ku do të kryhet edhe faza përgatitore e të kuqve. Vetë mesfushori, ka thënë se e sheh të vështirë të jetë pjesë e skuadrës në rast se nuk arrihet akordi i rinovimit.

“Akoma nuk kemi rënë dakord për pjesën e kontratës, prandaj dhe nuk jam paraqitur në seancat e fundit stërvitore. Nuk e besoj se do të udhëtoj drejt Ohrit. Sa i takon së ardhmes, e përsëris, nuk kemi rënë dakord, ende jam në ajër. Do të jem pjesë e Partizanit nëse klubi bën ofertën e duhur. Në qoftë se jo, atëherë kuptohet vetë”, u shpreh mesfushori për “Panorama Sport”.

Por, si ka ardhur kjo situatë? Duket se te Partizani kanë ndërmend të ulin ndjeshëm shpenzimet në paga, marrë shkas edhe nga fakti që nuk marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe që nuk fituan asnjë trofe, duke mos përfituar asnjë lek si rrjedhojë. Plus që dhe afrimet e fundit, si Stenio dhe Hasani, janë në kontrata të larta dhe Partizani nuk do që të ndjekë më këtë rrugë.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe në këtë merkato vere të ketë ndonjë afrim “big”, por pjesa më e madhe e lojtarëve, do të kenë edhe një “tavan” page, me Partizanin që nuk do të japë më rroga të larta. Bardhi është një ndër ata lojtarë që normalisht kërkon rritje page, duke parë dhe rëndësinë e tij në klub, por për momentin, nuk ka asnjë akord.

Related posts

Lajm i keq për Real Madridin, shikojeni kush është kthyer në stërvitjen e Bayern Munichut

Sadik.Autor

ÇËSHTJE MARKETINGU/ ROBINHO tregon pse e shiti REALI për një shifër REKORD 

Isa.Autor

“TË BËNTE TË NDIHESHE…”/ Kompany i thur elozhe ish-shokut të skuadrës dhe zbulon rivalin më të “bezdisshëm”

Delo.autor

Leave a Comment