Futboll Sport

Champions Cup/ Chelsea mposht Inter me penallti

Inter dhe Chelsea kanë zhvilluar sfidën e radhës së Champions Cup që zhvillohet në disa kontinente në të njëjtën kohë. Ndeshja mes italianëve dhe klubit të Premier League është zhvilluar në Allianz Riviera të Nisës dhe ka përfunduar me barazimin 1-1 dhe ishin penalltitë ato që vendosën fituesin. Chelsea ishte më i saktë duke mos gabuar asnjë penallti, ndërsa për Inter e humbi Skriniar.

 Një ndeshje me ritëm të lartë dhe dy stile loje të përafërt pasi si Sarri ashtu edhe Spalletti kanë qejf futbollin sulmues. Pas vetëm tetë minutave ishte Pedro ai që zhbllokoi rezultatin. E gjithë merita ishte e Alvaro Morata-s, i cili i vjedh topin Candreva-s brenda zonës, e driblon dhe godet një top që pritet nga Handanovic por pas devijimit ishte Pedro ai që shtyu topin në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh.

 Pas pushimit Inter luan më mirë dhe Gagliardini barazon rezultatin në minutën e 49’. Nga gjysma e pjesës së dytë të dy trajnerët filluan me zëvendësime duke u lënë hapësirë të rinjve të skuadrës.  Ratet për gol kanë qenë të pakët, me Handanovic që ka bërë dy pritje shumë të mira në pjesën e dytë, zhgënjen Icardi.

Related posts

Mandzukic gjest injorues ndaj Mascherano-s, shikoni reagimin epik të Dybala-s (VIDEO)

Sadik.Autor

“E PAMPOSHTUR”/ Gazetari i The Guardian: Kosova është Brazili i Ballkanit (FOTO)

F.autor

ÇËSHTJA GRIEZMAN/ Atletico Madrid merr vendimin final mbi padinë saj ndaj Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment