Futboll Sport

Zhbllokohet Rooney, shënon pas 4 ndeshjes me DC United (VIDEO)

Wayne Rooney gjen më në fund golin në radhët e DC United, ku u transferua vetëm pak javë më parë nga Manchester United.

Sulmuesi anglez shënoi golin që zhbllokoi takimin në fitoren 2-1 me Colorado Rapids, pak pasi shoku i skuadrës së Shkëlzen Gashit (Gashi nuk ishte grumbulluar për këtë takim), Acosta, kishte humbur një 11-metërsh. Acosta realizoi golin e barazimit në të 82-ën, ndërsa në minutën e fund Jackson i Colorados realizoi autogol. Një fitore shpresëdhënëse kjo e DC United, që vazhdon të mbajë vendin e fundit në Konferencën e Lindjes, me vetëm 4 fitore në 18  takime. Me Rooney në fushë skuadra nga Washingtoni ka fituar dy dhe humbur po kaq takime.

Related posts

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP”/ Liverpool mposhtet nga Dortmund në miqësore (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Portugalia lejon 16,500 spektatorë për sfidën Manchester City-Chelsea

Delo.autor

La Liga/ Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

Sadik.Autor

Leave a Comment