Futboll Sport

Goditje e rëndë për Barçën, humb dy lojtarë në 3 minuta

Barcelona është goditur me një dëmtim të dyfishtë në pritje të fillimit të sezonit të ri. Katalanasit, në fakt, kanë humbur dy lojtarë në ndeshjen e tyre të parë përgatitore, të luajtur kundër Tottenham mëngjesin e së dielës.

Dëmtimet e Denis Suarez (parashikohet të mungojë për 2/3 javë) dhe Andre Gomes (parashikohet të mungojë për 2 muaj) do ta shtyjnë trajnerin Valverde të kthehet në merkato.

Të dy dëmtimet kanë ardhur në harkun e tre minutave gjatë pjesës së parë. Të dy lojtarët kanë pësuar dëmtime në kofshë në takimin e barazuar 2-2 me “Spurs”.

Valverde, ka thënë: “Ka qenë lajmi më i keq që mund të merrnim. Ka shumë mundësi që të mos luajnë më gjatë turneut. Do të duhet të presim analizat përfundimtare për të kuptuar seriozitetin e dëmtimeve”.

Related posts

Trajneri i Kroacisë befason me deklaratë para finales kundër Francës

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Juventus kërkon të rikthejë Pogban në Seria A

Delo.autor

ZYRTARE/ FSHF përcakton çmimet e biletave për përballjen ndaj Norvegjisë

Q.Autor

Leave a Comment