Futboll Sport

Napoli parakalon Juventus për mbrojtësin e Manchester…

Napoli vazhdon gjuetinë për një mbrojtës të djathtë, sepse shqiptari Elseid Hysaj është i vetmi lojtar në dispozicion të Carlo Ancelotti dhe nuk mund të mendohet se mes Champions e Serie A, ai mund të përballojë rreth 60 ndeshje në sezon.

Napoli ishte shumë pranë senegalezit Sabaly, por një dëmtim në gjurin e futbollistit ka frenuar presidentin Aurelio De Laurentiis, që për momentin është në avantazh ndaj Juventus për të marrë Matteo Darmian nga Manchester United.

“Kam kërkuar huazimin e Darmian me të detyrim blerje përfundimtare në fund të sezonit. Po pres përgjigje nga Manchester United, por kam ndjesinë se marrëveshja do të arrihet,” – deklaroi “bosi” i Napoli për radion “Kiss Kiss”.

Alternativat janë Meunier, Laxalt dhe Henrichs, ndërsa në portë pritet të vijë portieri i Meksikës, Ochoa.

Related posts

LIVE/ Tottenham-Manchester City, Heung-Min Son zhbllokon sfidën për vendasit

Delo.autor

Emre Can merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen

Sadik.Autor

E KËRKON MILANI/ Mesazhi i dedikuar: Lopetegui me plot dashamirësi ndaj Benzemas

Isa.Autor

Leave a Comment