Futboll Seria A

AS Roma rinovon kontratën me futbollistin simbol…

Pas disa muajsh bisedimesh, Roma dhe Alessandro Florenzi janë gati të zyrtarizojnë rinovimin e kontratës që do ta lidhë futbollistin me klubin verdhekuq.

Në mbrëmjen e djeshme ka qenë takimi vendimtar mes drejtorit sportiv Monchi dhe menaxherit Alessandro Lucci në një hotel të kryeqytetit italian dhe atje është arritur marrëveshja për pesë vitet e ardhshme.

Në këtë mënyrë janë të gjithë të lumtur, duke nisur nga Florenzi që do të ketë mundësinë të vazhdojë të luajë në klubin ku është rritur një burrë dhe si futbollist.

Për momentin, mbrojtësi i djathtë ka një kontratë me AS Roma deri në qershor 2019, por marrëveshja e re do ta lidhë me ekipin e Di Francesco deri në vitin 2023.

Related posts

SFIDA NDAJ ATALANTAS NË CHAMPIONS/ Verratti beson te suksesi dhe pa Mbappe, por Tuchel “mban frymën”

Delo.autor

99-VJETORI I TIRANËS/ Ish-trajneri Ze Maria uron klubin: Krenar që kam qenë pjesë e… (FOTO)

Delo.autor

DETAJET/ Sheikët ia mësyjnë Chelseas, ja sa miliardë euro kanë gati për ta blerë klubin londinez

F.autor

Leave a Comment