Futboll La Liga

Abidal tregon kancerin e mëlçisë: A e dini çfarë më tha Messi?

ric Abidal, duke folur për “Ma part d’ombre”, në “Canal +” të Francës, tregoi se si i duroi vuajtjet e tmerrshme të diagostikimit me kancer të mëlçisë, në vitin 2011.

“Këtë dhimbje e kam të regjistruar për tërë jetën. Ajo ishte e padurueshme, si një thikë. Kur mjeku më tha se duhet të bëj një operacion përsëri, isha i kënaqur. Ishte një vuajtje që nuk dua ta shoh tek askush”. Abidal, gjithashtu, zbuloi reagimin ndaj sëmundjes së disa prej shokëve të tij te Barcelona, si Leo Messi.

“Kishte disa prej tyre, që më qëndruan larg. Bëra një video dhe ua dërgova lojtarëve para një ndeshje, për t’i inkurajuar. A e dini se çfarë më tha Messi? Mos na dërgo më shumë gjëra, që na dhembin. Unë nuk isha duke kërkuar asgjë. E pashë veten time mirë dhe u thashë: Djema, inkurajim! Por, ata më thanë se më panë si një kufomë dhe kjo i la ata të shkatërruar shpirtërisht”.

Abidal luajti me fanellën e Barcelonës 193 ndeshje zyrtare, në të cilat shënoi dy gola, njëri prej tyre në “Bernabeu”, dhe ngriti dy Champions, katër tituj të La Liga-s dhe dy “Copa del Rey”, si titujt më të rëndësishëm me klubin katalanas.

Related posts

“AI NUK DO TË TË HUMBASË ASNJË TOP”! Bennacer: Ibrahimovic të vret nëse nuk je perfekt!

Delo.autor

KALON NË AVANTAZH ARSENAL/ Francezi Lacazette arrin të shënojë për vendasit (VIDEO)

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Bayern Munich-Dynamo Kyiv, ekipet ende të pamposhtura

Delo.autor

Leave a Comment