Futboll Sport

Joao Mario nuk kthehet te Inter, Icardi tregon miqësinë me Lautaro…

Pushim për shumë lojtarë, jo për të gjithë. Eshtë e vërtetë që Luciano Spalletti i ka dhënë ekipit të tij dy ditë e gjysmë pushim, pas stërvitjes së sotme rikthimi është programuar të mërkurën në mëngjes, por nesër në “Appiano” priten Joao Mario dhe Matias Vecino, që i kanë zgjatur pushimet më shumë për shkak të Kupës së Botës.

Mbrojtësi dhe mesfushori do të stërviten veçmas, nën ndihmën e stafit të Spalletti, për të filluar përgatitjen me synimin e gjetjes së formës sa më shpejtë të jetë e mundur, duke u barazuar me pjesën tjetër të ekipit.

Por në “Appiano” nuk do të jetë Joao Mario. Teorikisht, portugezi i ka mbyllur pushime, por klubi ka vendosur ta plotësojë dëshirën e tij për të qëndruar larg ekipit derisa të gjejë një zgjidhje për të ardhmen.

Ndërkohë, kapiteni zikaltërt Mauro Icardi po shijon pushimet në shtëpinë e tij me pishinë, me pamje nga “San Siro”, si e dëshmon edhe kjo fotografi e postuar në rrjetin social “Instagram”. Bashkë me të është edhe blerja e re, Lautaro Martinez, një dëshmi që relatat mes tyre janë të shkëlqyera brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Related posts

DEKLARATA E FORTË/ Mbrojtësi i Manchester Cityt: E dimë se jemi më të mirë se “Të Kuqtë”

Delo.autor

SFIDA NDAJ UDINESES/ Sarri nuk bën më “gabime”, i merr leje Ronaldos për aktivizimin

Delo.autor

PSG NË FUSHË/ Ja si u pritën nga tifozët Messi dhe Neymar (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment