Futboll Sport

Buffon i kundërpërgjigjet Tuchel: S’e kam bërë kurrë në 24 vite karrierë

Fillimi i aventurës te PSG nuk ka qenë siç e priste: një gol i pësuar kundër Bayern, tre kundër Arsenal dhe disa gabime të tepërta që kanë bërë xhiron e internetit. Por tani, për Gigi Buffon, ka ardhur një dush i ftohtë direkt nga trajneri i tij, Thomas Tuchel, i cili i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes në lidhje me portierin titullar të ekipit.

“Ka një rivalitet të madh për këtë rol, është shpejt për të vendosur, – ka thënë ai. – Do ta bëj kur të tre (Buffon, Areola dhe Trapp) do të jenë në 110%. Ndoshta do t’i kërkoj Gianluca Spinelli-t, përgatitësi i portierëve, të vendosë për mua…”.

Tani ka ardhur kundërpërgjigja e ish-portierit të Juventus: “Nuk kam kërkuar kurrë asgjë në 24 vite karrierë. Do të vazhdoj të punojë dhe të ndihmoj portierët e tjerë të përmirësohen. Nëse kam zgjedhur të vazhdoj dhe ta pranoj këtë sfidë, e kam bërë sepse më pëlqejnë sfidat. Ishte e vetmja sfidë që mund të më shtynte të vazhdoja të luaja. Po përshtatem mirë, ndihem shumë mirë me trajnerin dhe shokët e skuadrës”, ka thënë Buffon.

Related posts

TRIUMFOJNË KAMPIONËT/ Dyshja Çinari-Trashi mposhin Flamurtarin dhe ngjiten në vendin e tretë

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Unionistas-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Leeds-Liverpool. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment