Futboll Seria A

Juventus interesohet për mesfushorin e Real Madridit, gati oferta në janar

Juventus kthehet në sulm për Dani Ceballos, mesfushori 21-vjeçar i Real Madrid, një nga të rinjtë më të talentuar në La Liga. Bardhezinjtë ishin interesuar për futbollistin andaluzian edhe në verën e kaluar, pasi ra në sy me paraqitjet e tij te Real Betis në kampionatin që shkoi dhe me Spanjën në Euro U-21 të zhvilluar në Poloni. Për momentin, Ceballos nuk po gjen vend te skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane, si pasojë e pranisë në ekip të Kroos, Modric dhe Casemiro…

Dani Ceballos ka luajtur 14 ndeshje me Real Madrid për një total prej 531 minutash me dy gola të shënuar në La Liga

Në këtë mënyrë, të bazuar te dëshira e futbollistit për t’u aktivizuar më shumë, Juventus është gati të huazojë futbollistin me Real Madrid me të drejtë blerje përfundimtare në qershor kundrejt 30 milionë eurove. Në verën e kaluar, “Los Blancos” e morën mesfushorin nga Betis për 17 milionë euro. Ai ka një kontratë me klubin e Florentino Perez deri në qershor 2023, kësisoj i takon Real Madridit të vendos të ardhmen e tij.

Related posts

KA REZULTUAR POZITIV ME DOPING NË FINALE KUNDËR JUVES/ Vjen reagimi i REALIT për RAMOSIN

Isa.Autor

Reagimet pas shortit të “Champions League” dhe detaje interesante të përballjeve

Q.Autor

Formacionet zyrtare: Chelsea – Newcastle

Q.Autor

Leave a Comment