Futboll Sport

Shaqiri shënon, anglezët TALLEN me Gary Neville

Goli më gërshërë i Xherdan Shaqirit nuk ja ka ndryshuar mendjen Gary Nevilleit
Neville e kishte quajtur Shaqirin “jo profesionist” për shkak të paraqitjeve jo të mirë të tij me Stoke sezonin e kaluar

Xherdan Shaqiri ka dështuar të fitojë kundër legjendës së Manchester United Gary Neville – pavarësisht se lojtari i ri i Liverpoolit shënoi një gol të bukur me gërshërë mbrëmë.

Neville e kishte cilësuar Shaqirin si “jo profesionist” për shkak të paraqitjeve jo të mira kundër Stoke sezonin e kaluar, me Potters që ranë nga Premier Liga dh e e kishte akuzuar atë si “ecë rreth fushës pa ju bërë vonë.

Tifozët e Liverpool nuk janë të vetmit që nuk harrojnë kritikat për lojtarët e tyre dhe pasi që kosovari shënoj një gol të mahnitshëm me Reds kundër United, Neville u përmbyt me mesazhe të ndryshme, transmeton GazetaExpress.

Neville është rikujtuar për cicërimën e tij “i lazdruar dhe jo profesionist” që shoqërohej me një emotikon të Shaqirit që lëvizte gishtin në kamerë.

Një përdorues kishte lënë një mesazh për analistin e Sky Sports me një foto të Roberto Firminos me dorën e tij te veshi.

Por pavarësisht mbështetjes për Shaqirin dhe golit të tij të mahnitshëm, Neville refuzojë që të kërkojë falje për komentet e tij apo ti ndryshojë ato.

“Shpresojë që shumë nga ju do të më dërgoni mesazhe çdo herë kur ai qëndron në gjysmë të fushës derisa skuadra e tij është në sulm”, ka cicëruar Neville.

“Më pëlqen ai shumë por duhet të punojë edhe më shumë këtë vit”, ka thënë ai duke shtuar një mesazh të veçantë për Firminon.

Shaqiri ju bashkua Reds për 13 milionë funte, ishte krenar për luftën e tij, por insistojë se kjo nuk ishte vetëm një rast.

“Ishte i mrekullueshëm. Mendojë se e bëj shpesh këtë! Jo, kam shënuar disa herë kështu, me pëlqejnë golat më gërshëre sidomos kur jam në stërvitje. Topi ishte përfekt dhe pse mos ta provoja? Kështu që provova dhe shënova një gol të bukur”, tha ai për liverpoolfc.com.

 

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 13 minutash lojë, Bonuchi ndëshkon Belgjikën nga goditja e dënimit. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

HYSAJ “PENG” I DE LAURENTIIS DHE I GATTUSOS/ Agjenti: E duan me patjetër!

Delo.autor

KANË NDRYSHUAR GJYSMËN E EKIPIT/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana në sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment