Futboll Sport

Sarri konfirmon Morattën dhe “djeg” kampionin e botës

Maurizio Sarri vijon punën për të implementuar idetë e tij për futbollin, te skuadra e Chelseat, të cilën e drejton prej rreth 10 ditësh. Ish trajneri i Napolit ka parë me vëmendje lojtarët në dispozicion dhe e ka të qartë tashmë se cilët lojtarë do të mbajë në skuadër dhe se çfarë pret nga merkatoja.

Kështu Alvaro Moratta duket se me shumë gjasa do të konfirmohet në Londër, pasi në dy miqësoret e para ka bërë mjaft mirë dhe duket se ka bindur Sarrin t’i besojë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Olivier Giroud, një sulmues pykë që luan shumë pak me topin dhe që Sarri nuk e ka aspak qejf.

Trajneri italian u ka kërkuar drejtuesve që të marrin masat për largimin e tij, para se të rikthehet nga pushimet, ndërsa tani është Marseille që po kërkon të përfitojë për të marrë Giroud.

Sa i përket reparteve të tjera, Sarri po kërkon një mesfushor që të mund të zëvendësojë Jorginhon në qendër dhe për momentin në pole është uruguaiani i Interit Vecino, për të cilin zikaltrit duan rreth 40 milionë euro.

Po kaq pretendon edhe Juventusi për kartonin e Caldarës, ish mbrojtës i Atalantës, që preferohet shumë nga Sarri dhe që pritet t’u bashkohet londinezëve gjatë kësaj jave.

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventus përgatit revolucionin në sulm, ja katër objektivat

Delo.autor

Milan kthehet në origjinë/ Ikin Mirabelli dhe Fassone, vijnë Leonardo dhe Braida…

Isa.Autor

PAMJET/ Harry Kane bëhet “djall”? United ka dhe një plan B, synon “demin” e Interit

F.autor

Leave a Comment