Futboll Premier League Sport

Shkëlqeu në Botëror/ Evertoni kërkon të blindojë portierin anglez

Jordan Pickford ishte një nga lojtarët më impresionues, jo vetëm për kombëtaren e Anglisë, në Botërorin e Rusisë, çka konfirmoi talentin e tij si portier dhe tek Evertoni e kanë kuptuar që 24-vjeçari duhet “blinduar” me një kontratë të re dhe sigurisht me një pagë shumë më të mirë.

Kjo lëvizje e klubit vjen edhe për të larguar zërat e merkatos, ku Chelsea e shikon Pickford si portierin e ardhshëm në vend të Courtois, por mund të jetë e pamundur. Everton e bleu për 30 milionë euro portierin nga Sunderlandi dhe nuk ka ndërmend të privohet nga ai, madje kërkon të ndërtojë rreth tij një ekip solid.

Related posts

Mourinho i vendosur ta mposhtë Guardiolan për yllin e Real Madridit (FOTO)

Q.Autor

Egjipt vs Uruguai, formacionet zyrtare. Salah në stol!

Sadik.Autor

ATALANTA-MILAN/ Trajneri Pioli me “artilerinë e rëndë”. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment