Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Trajneri Spalletti humb durimin, dy lojtarë të Interit rrezikojnë

Pas miqësores në Nice kundër Chelsea, është parë një Spaletti pak i nervozuar dhe jo për ndeshjen. Limitet e Fair Play-it Financiar do të pasqyrohen te numri i lojtarëve që trajneri do të ketë në dispozicion për sezonin e ri.

Shqetësimi i trajneri po rritet me kalimin e ditës, sepse mbyllja e merkatos po afron. Tekniku e di se, për mënyrën si është e ndërtuar sot, Inter nuk është akoma në nivelin e duhur për të luftuar për titullin me Juventus-in e Cristiano Ronhaldo-s.

Por di edhe se janë bërë disa hapa përpara në krahasim me organikën e sezonit të kaluar. Gjithashtu, blerja e një mbrojtësi të krahut është shumë afër (Vrsaljko), por është objektivi tjetër, mesfushori, që po bëhet gjithnjë edhe më i vështirë.

Është shumë e vështirë të afrohet një emër i madh, si Vidal, me limitet e vendosura nga FFP. E vetmja zgjidhje është shitja e ndonjërit prej lojtarëve që Spalletti ka në dispozicion.

Trajneri ka qenë shumë i pakënaqur me disa prej lojtarëve në përfundim të ndeshjes me Chelsea-in. Këta, nga të cilët Spalletti priste diçka më shumë, mund të konsiderohen në rrezik. Bëhet fjalë për Vecino dhe Gagliardini, situata e të cilëve duhet monitoruar me vëmendje.

Related posts

Dzeko i thotë “po” Chelsea-t: Do të fitojë 8 milionë euro në vit

Q.Autor

GRANADA-BARCELONA/ Pas 14 minutash lojë, Griezmann zhbllokon sfidën për “Katalanasit” mes polemikash (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja​ ku ndodhet peceta, në të cilën Messi nënshkroi kontratën e parë me Barçën

Isa.Autor

Leave a Comment