Futboll Seria A Sport

Roma pas Susos, por bën sondazhe edhe për anësorin e Juventusit

Kristiano Ronaldo i ka vënë thuajse të gjithë sulmuesit e Juventusit në derë, duke parë që edhe për Gonzalo Higuainin ka pak oferta bindëse për t’u larguar nga Torino. Prandaj, në orët e fundit, klubi i Romës është vënë në lëvizje, duke bërë disa sondazhe në lidhje me anësorin ofensiv, Huan Kuadrado, për të cilin ishin interesuar edhe në sezonin e kaluar.

Gjithsesi, nga kryeqyteti specifikojnë se objektivi i tyre kryesor është milanisti Suso, por nëse ata nuk do të arrijnë që të gjejnë një akord me Milanin për të, ndoshta në ditët e fundit të merkatos verore do të hidhen në sulm total për kolumbianin. Për sa u përket shifrave, Kuadrado kushton madje edhe më pak sesa Suso, duke qenë se Milani kërkon 38 milionët e klauzolës për të, ndërsa Kuadrado mund të largohet edhe për 28-30 milionë euro. Prandaj, kjo “skemë” pritet që të mbetet e nxehtë deri në ditën e fundit të merkatos.

 

Related posts

Allegri: Roma na vështirësoi punën, i shoh për titull së bashku me Napolin

Delo.autor

PAS BARAZIMIT TË VONUAR/ Spalletti: Duhet Inter më i keq, nuk përmirësohemi me skarcime

Delo.autor

Sadio Mane rikthen Liverpoolin në lojë ndaj Crystal Palace

Sadik.Autor

Leave a Comment