Futboll Seria A Sport

Refuzoi skuadra si Bayern dhe Napoli, lojtari shumë pranë firmës me INTERIN

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por me shumë mundësi mbrojtësi i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko do të jetë lojtari i ri i Inter-it. Mediet e huaja raportojnë se akordi është arritur me 3 milion euro në sezon dhe transferimi mund të ndodh për shifrën e 18 milion eurove.

Diçka që e përcakton më shumë këtë fakt që kroati transferohet te zikaltërit është edhe një detaj shumë i rëndësishëm, pasi për të janë interesuar skuadra si Bayern, apo Napoli, por në fund duket se mbrojtësi i djathtë do veshë fanelën e 18 herë kampionëve të Italisë.

Data kur mbyllet merkatoja në Itali është shumë pranë, pasi gjithçka përfundon më 17 gusht dhe të shohim nëse ky “operacion” përmbyllet me sukses.

Related posts

E BUJSHME/ Portieri i Kombëtares drejt largimit nga Seria A, ja destinacioni i mundshëm i shqiptarit

Delo.autor

NUK KA FUND “MALLKIMI” PËR IBRAHIMOVIC/ Sulmuesi suedez mbyll vitin prej dëmtimit. Ja sa rrezikon të mungojë…

Delo.autor

ANGLIA NUK PROTESTOI/ Ish-arbitri i FIFA-s: Goli i Perisic ishte i parregullt

Isa.Autor

Leave a Comment