Futboll Seria A Sport

KONKURRENCA TEK VERDHEKUQTË/ “Faraoni” nuk e mendon largimin nga Roma

Stephan El Shaarawy insiston se nuk është duke menduar për largimin nga Roma, duke shtuar se e mirëpret konkurrencën.Lojtari i përfaqësueses italiane është përfolur për një largim nga Roma, duke parë blerjet e reja të klubit. Thuhej se ai do të shkonte te Torino për 16 mln euro, por El Shaarawy nuk do të largohet dhe është i lumtur te Roma.

“Jemi duke u stërvitur, jemi vetëm në javët e para por ka entuziazëm të madh,” shprehet 25-vjeçari për gazetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në çdo ekip të madh ka konkurrencë, kjo është normale dhe nuk është problem për mua.“Nuk e mendoj largimin nga Roma pasi jam i lumtur këtu.“Kam folur me klubin dhe trajnerin dhe jam i qetë. Unë e di se çfarë do klubi nga unë dhe anasjelltas.”

Related posts

Historia e jashtëzakonshme e Abu, që mallëngjeu edhe Totti-n

Q.Autor

Brightoni kthehet në lojë, shkurton rezultarin me golin e Solly March (VIDEO)

Isa.Autor

CHELSEA-TOTTENHAM/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Pedro

Delo.autor

Leave a Comment