Futboll Seria A Sport

DUEL PA FUND/ MILANI dhe CHELSEA i bëjnë ofertë yllit BRAZILIAN

Milani kërkon Higuain dhe Kaldara? Edhe Çelsi i do dhe është gati të ofrojë edhe më shumë. Duket një derbi në distancë ai mes kuqezinjve dhe bluve, sepse ndërkohë ka nisur dhe po luhet sfida e radhës.

Në mes është Bernard, braziliani shtatshkurtër i cili ka dalë i lirë në treg, pas përfundimit të kontratës me Shahtar Doneck, që e bleu për 25 milionë euro 5 vite më parë, nga Atletiko Mineiro.

Bernard, i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit, ka takuar drejtuesit e Çelsit ka emëruar ofertën e tyre dhe sot pasdite ka takuar Leonardo.

Braziliani 25-vjeçar kërkon 3 milionë euro në sezon, por edhe agjentët e tij kërkojnë komisione milionere, pasi lojtari transferohet falas. Te Çelsi Bernard do pasonte brazilianin Uillian, ndërsa Milani ka emra di Bonaventura e Suso nga krahët, ndaj nuk ka urgjencë.

Related posts

EPOKA “PREZIOSI” DREJT FUNDIT/ 19 trajnerë të ndryshuar te Genoa, vetëm njëri zgjati më shumë

Delo.autor

Kastrioti-Kukësi/ Formacionet: Ekipet kërkojnë të reagojnë, luhet për fitore

Isa.Autor

REZULTAT ZHGËNJYES/ Barcelona ndalet në frymën e fundit, Cadiz i prish festën Messi-t

Delo.autor

Leave a Comment